Duket se debati mes Kiarës, Efit dhe Luizit, ka ndikuar keq te Kiara.
Kjo pasi ajo është parë e mërzitur dhe me lot në sy, teksa e diskutonte situatën me Luizin.
Ndërkaq, Luizi e ka ngushëlluar dhe madje i ka thënë se nëse do që Efi të dalë jashtë, ai mund ta nxjerrë.
Tutje, ai tha se ajo duhet të “luftojë” me të gjithë banorët, pasi i ka kudër të gjithë.
Që nga rikthimi i Efit në shtëpi, raporti i saj me Luizin ka ndryshuar dhe është i ftohtë.