Bëhet e gjallë Morena Taraku – Pas skandalit “Bentley” ky është mesazhi i saj

Bëhet e gjallë Morena Taraku – Pas skandalit “Bentley” ky është mesazhi i saj

Këngëtarja Morena Taraku, pas skandalit  më veturën “Bentley” është rikthyer përseri në rrjetin e saj social Instagram.

Taraku e cila ‘shquhet’ për fotografitë e saj provokuese dhe stilin e cila kujdeset deri në detajin më të vogël, para disa ditësh ka vendosur që të tërhiqet nga rrjetet sociale.

Ajo kishte falënderuar fansat e saj për komentet dhe përkrahjen, ndërkohë ka thënë se do të fokusohet në “qetësinë e saj shpirtërore”, por nuk i zgjati shumë.

Modelja në Instagram ka postua para një ore  një foto me mbishkrim  “mëso të pushosh, e jo të dorëzohesh”, kjo  erdhi pas vendimit për mbylljen e rrjeteve sociale.

Javë më parë, Morena është përfshirë në skandalin e vëturës  “bentley” ku iu  është sekuestruar dhe është nën kontrollin e Policisë së Kosovës.

Në fakt kjo veturë e Tarakut ishte karakterizuar edhe më një skandal tjetër gjatë sjelljes në Kosovë. Taraku e kishte proklamuar si veturë të re, për ta shmangur doganimin.

Ndërkohë, Dogana e Kosovës kishte gjetur se vetura “Bently” është kishte qenë e përdorur dhe se për doganimin e saj ishte dashur të paguante 57 mijë e 416 euro.