Dua Lipa që para disa ditësh na dha një këshillë të mirë për lidhjet romantike, po feston një vjetorin e lidhjes me modelin Anwar Hadid.
Këngëtarja është në lidhje romantike me vëllain e supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid, saktësisht një vit këtë fundjavë.
Dua hyri në llogarinë e saj në Instagram duke ndarë një koleksion fotografish me ndjekësit, ku shkruan: “Asgjë më e ëmbël se 365 ditët e përbashkëta me ty”.
Çifti që u vetë izoluan bashkë, janë vendosur në një apartament me qera në kryeqytetin anglez, pasi u kthyen në shtëpi nga turneu i saj në Australi për ta gjetur banesën e saj të përmbytur nga renovimet e fqinjëve të saj. /Insajderi.com