Është koha për pushime për çiftin Fejzullahu!
Tash e disa ditë këngëtari kosovar, Ermal Fejzullahu ka nisur pushimet në Bodrum të Turqisë bashkë me bashkëshorten dhe disa miq, njofton Insajderi.
Ndërsa ai ka postuar shkrepje të shumta nga resorti ku po qëndron, një postim veçanërisht ka tërhequr vëmendjen. Ai postoi një fotografi të përafruar të një jahti luksoz që po pluskon në det.
Këngëtari pyet ndjekësit e tij se nëse ky mund të jetë jahti i çiftit të famshëm, Beyonce dhe Jay Z.
Para më shumë se 1 javë, çifti i famshëm pushtuan tabloidet, për faktin se ata kishin marrë një jaht që kushton 22 milionë dollarë java, për të vizituar Kroacinë.
(Lexo edhe: BEYONCE DHE JAY-Z ME FËMIJËT NË KROACI ME NJË SUPER-JAHT )
Mirëpo në bazuar në foto e jahtit që mban emrin LANA, ky i postuar nga Ermali nuk duket të jetë i njëjtë. Për më tepër nuk ka asnjë raportim se Jay Z dhe Beyonce kanë udhëtuar drejt Turqisë. /Insajderi.com