Humbja e flokëve është bërë një tjetër pasojë e dukshme e Coronavirus-it, njofton Insajderi.
Këtë simptomë të papritur, po e vuan edhe aktorja e njohur, Alyssa Milano.
Alyssa Milano zbuloi në Instagram të dielën se po humb flokët pasi testoi pozitive për antitrupat Covid-19.
Aktorja ka qenë duke luftuar simptomat e virusit që nga muaji mars, kur tha se filloi të përjetonte ethe dhe dhimbje koke.
“Thash t’ju tregoj se çfarë u bën # Covid19 flokëve tuaj,” ka shkruar Milano teksa ndan edhe një video. “Ju lutemi merrni seriozisht këtë”. /Insajderi.com