Ambasada amerikane spozorizon njoftimin për ndalimin e vizave për zyrtarët kosovarë të përfshirë në korrupsion  

Ambasada amerikane spozorizon njoftimin për ndalimin e vizave për zyrtarët kosovarë të përfshirë në korrupsion  

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një njoftimi për media të enjten njoftoi se personat që janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit nuk do të mund të marrin viza për të udhëtuar në Amerikë.

Kjo ambasadë ka përmendur me emër rastet Pronto, rastin e vizave italiane, ikjen nga burgu i Dubravës,  rastin Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mbanë individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese.

“Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen vizat për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm”, thuhet në komunikatë.

Këtë komunikatë ambasada e ka sponsorizuar në rrjetet sociale në mënyrë që ta shohin sa më shumë kosovarë se kujt po ia ndalon të drejtën për të marrë vizë amerikane.

Në mesin e personave që u ndalohet viza amerikane është edhe ministri i Inovacionit Besim Beqaj. Si për ironi ai pikërisht këtë kohë ndodhet në SHBA në vizitë zyrtare.

Beqaj ka udhëtuar në Neë York, si ministër i Inovacionit ai për atje ka udhëtuar tash e sa ditë. Vendodhja e tij është konfirmuar nga postimet që vet Beqaj i ka bërë në llogarinë e tij Instagram, shkruan Insjaderi.

Vizat u ndalohen edhe Adem Grabovci, Azem Syla, Sami Lushtaku, Besim Beqaj, Zenun Pajazit, Astrit Haraqisë së bashku me dhjetëra të tjerë të akuzuar për rastet më të rënda në Kosovë .

Në mesin e katër rasteve që SHBA ka përmendur ka qenë edhe rasti me vizat italiane. Aty i përfshirë është Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Uka akuzohet se ka drejtuar një grup kriminal prej 21 personash, pjesë e të cilit është edhe ish-ministri Astrit Haraqija, shkruan Insajderi.

Kur Hashim Thaçi e udhëzonte Adem Grabovcin që të luante k*** me amerikanët

Nuk ka më dashuri mes familjes Rugova dhe SHBA-ve – Amerika i jep fund ‘lidhjes’