Ardian Bujupi ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku së pari shihet një makinë, me pjesën e përparme të shkatërruar pas një impakti të fortë më një pemë.
Një person që po xhironte nxiton në drejtim të makinës duke xhiruar e brenda saj është këngëtari i plagosur keq në ballë dhe pa ndjenja, njofton Insajderi.
Videoja e postuar në Instagram vjen edhe me një paralajmërim për përmbajtje të ndjeshme ku shënon, “Kjo video mund të përmbajë përmbajtje grafike ose të dhunshme” . Të shumtë ishin ndjekësit që u shprehën të habitur, me disa që e ngatërruan këtë si të vërtetë.
View this post on Instagram
Ishte kjo mënyra e këngëtarit që të merrte vëmendje për produksionin e tij të ardhshëm. Kjo pjesë e inskenuar është xhiruar në setin e videoklipit të tij të ri.
Më vonë, Bujupi ndau një video në Instastory, ku njofton të gjithë ndjekësit e tij se kjo skenë do të jetë pjesë e videoklipit të ri, që pritet të publikohet këtë muaj. Mësohet se kënga e tij e re “Nur Noch Einmal” do të publikohet më 11 dhjetor.
Kënga dhe videoklipi i tij i ri pasojnë këngën “Juliet” që u lansua muajin e kaluar, këngë kjo në gjuhën gjermane.
Kujtojmë se këtë muaj Ardian Bujupi dhe Capital T patën një fjalosje shumë publike në Instagram, ku ky i fundit e quan Bujupin mos mirënjohës për faktin se ishte bashkëpunimi i tyre që katapultoi Ardianin në industrinë e muzikës shqiptare. /Insajderi.com