
Këngëtarja Morena Taraku, pas skandalit më veturën “Bentley” është rikthyer përseri në rrjetin e saj social Instagram.
Taraku e cila ‘shquhet’ për fotografitë e saj provokuese dhe stilin e cila kujdeset deri në detajin më të vogël, para disa ditësh ka vendosur që të tërhiqet nga rrjetet sociale.
Ajo kishte falënderuar fansat e saj për komentet dhe përkrahjen, ndërkohë ka thënë se do të fokusohet në “qetësinë e saj shpirtërore”, por nuk i zgjati shumë.
Modelja në Instagram ka postua para një ore një foto me mbishkrim “mëso të pushosh, e jo të dorëzohesh”, kjo erdhi pas vendimit për mbylljen e rrjeteve sociale.
Javë më parë, Morena është përfshirë në skandalin e vëturës “bentley” ku iu është sekuestruar dhe është nën kontrollin e Policisë së Kosovës.
Në fakt kjo veturë e Tarakut ishte karakterizuar edhe më një skandal tjetër gjatë sjelljes në Kosovë. Taraku e kishte proklamuar si veturë të re, për ta shmangur doganimin.
Ndërkohë, Dogana e Kosovës kishte gjetur se vetura “Bently” është kishte qenë e përdorur dhe se për doganimin e saj ishte dashur të paguante 57 mijë e 416 euro.