Ç‘lloj vaksine mori Era Istrefi dhe si po ndihet pas dozës së parë?

Ç‘lloj vaksine mori Era Istrefi dhe si po ndihet pas dozës së parë?

Era Istrefi mori mbrojtjen e duhur kundër COVID-19. Në një video të publikuar në rrjete sociale me 21 prill, ajo njoftoi të gjithë ndjekësit se tashmë është vaksinuar kundër virusit vdekjeprurës.

Në videon bardhë e zi, këngëtarja shfaqet teksa një nga punëtorët mjekësore po i jep asaj dozën e parë të vaksinës. Ajo nuk e ka bërë të qartë se në cilin vend është bërë inokulimi.

Më poshtë mund të shihni videon e ndarë në rrjete sociale.

Kujtojmë, se nga fytyrat e famshme, edhe Valdrin Sahiti ka njoftuar se ka marrë dozën e parë të vaksinës në Shqipëri, teksa së fundmi tregoi edhe simptomat e vështira që po përjeton.

Ndryshe nda Valdrini, Era është vaksinuar me vaksinën Pfizer, dhe në një postim në llogarinë e saj në Instagram, thotë se ajo ndihet mirë pas dozës së parë.

“Ndihem normal pas vaksinës COVID. Për ata që po pyesin ishte Pfizer”, shkruan ajo duke publikuar edhe një foto në bikini.

Postimin e përmbyll duke shkruar, “Ju uroj të gjithëve shëndet”. /Insajderi.com