
Aktorja Delinda Disha, po rreshtohet me ithtarët e tjerë të teorive konspirative në lidhje me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit (ndër ta edhe këngëtari ferizajas, Labinot Tahiri.)
Delina Disha në një postim publik në llogarinë e saj e quan koronavirusin “si një mashtrim të madh për të përhapur panik”, gënjeshtër kjo që po shkatërron njerëzit, njofton Insajderi.
Covid-19 është një mashtrim i madh për të hapur panik në popullsi që të bëjnë vaksinën. Por ne duhet të jemi të gjithë bashkë për t’i thënë ‘JO’. Një gënjeshtër që po i shkatërron njerëzit psikologjikisht dhe ekonomikisht.” – shkruan ajo në Instagram.
Këshilla më e mirë, për ndjekësit e saj ose gjithkënd që ka hasur në teori konspirative: Respektojini udhëzimet e bëra publike nga OBSH. Edhe mund të jetë një ‘gënjeshtër e madhe’ por autoritetet shëndetësore nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë.
Për më tepër, shtete të tëra po punojnë në mekanizma mbrojtës që të sigurohet shëndeti dhe ekonomia e vendit. Pjesa tjetër mbetet në dorën tuaj, të respektoni udhëzimet. /Insajderi.com