
Teksa në fillim të këtij muaji (korrik) u përfol për një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Madonnës, e shumë e perceptuan si të pabesueshme, në fakt nuk është.
Kjo sepse, Dua Lipa, Madonna dhe Missy Elliot po vijnë në një bashkëpunim, njofton Insajderi.
Lajmin emocionues e ndau Dua Lipa në rrjetet e saj sociale.
Këngëtarja postoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihen Maddona, Missy Elliot dhe Dua Lipa. Nën foton e publikuar ajo shkruan se kënga “Levitating” nga albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” do të rikrijohet si remix në bashkëpunim me Madonnën dhe Missy Elliot.
Producente e remix-it do të jetë The Blessed Madonna. Lipa poashtu ndau edhe datën e publikimit e cila është 14 gusht. /Insajderi.com