Ditëve të Fjolla Morinës në Dubai mund t’iu vije fundi meqenëse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren Fjolla Morina, njofton Insajderi.
Në fillim të muajit mars trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se këngëtarja shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.
Kërkesa për kërkim ndërkombëtar e firmosur nga prokurori Edmond Karriqi është nisur ditë ne sotme drejt Prokurorisë së Përgjithshme e cila pritet që të vendosë nëse do të miratohet kjo kërkesë apo jo. Nëse Prokuroria miraton shkresë, Morinas’do të mund t’i shpëtojë dot qelisë.
Me 25 mars këngëtarja u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Sipas “Dosja.al”, avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.
“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh avokatja.
Para gati një muaji, lajmi për dënimin e saj u raportua gjerësisht, ndërkohë që Fjolla e cila është akoma në arrati, publikoi fotografi në Instagram, e cila ishte shkrepur gjatë pushimeve në Maldive.
Në muajin shkurt ajo udhëtoi për të ishujt tropikal, ku atje edhe veshi fustanin e bardhë. Lajmin se ajo është martuar e ndau një muaj më vonë me disa postime në Instagram. Këngëtarja ka disa ditë që ka çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com