Romancës jetëshkurtër të Beartit me Tean i erdhi fundi pak ditë më parë. Çifti ishin nisur për në Stamboll ku do të festonin ditëlindjen e Teas, mirëpo diçka kishte krisur mes tyre dhe ata u kthyen të ndarë, njofton Insajderi.
Gjatë ditës së djeshme, të dy nisën edhe me thumba shumë publik në rrjete sociale, që lë të kuptohet se situata mes tyre është tejet e tensionuar.
Ndërkohë që kureshtja është e madhe për të kuptuar se cfarë coi në ndarjen e papritur, ish-opinionisti i “Për’puthen”, Meridian Ramçaj, ka zbuluar një detaj për Beartin që nuk e dinim më parë.
Ish-konkurrenti ka një llogari në platformën për të rritur “OnlyFans”, ku përmbajtja që postohet nuk ka asnjë cenzurë dhe të gjithë mund të kenë qasje në to kundrejt një pagese.
“Meqenëse më keni pyetur shumë herë për Tean dhe Beartin se çfarë mendoj…po normale që do ndahen pasi ka punë tjetri. Ama Kosovë-Shqipëri nuk shërbejmë”, ka shkruar Ramçaj.
Beart Rexhepi akoma nuk ka reaguar për deklaratën e opinionistit, ndërkohë pronësia e llogarisë në fjalë nuk është definitive. /Insajderi.com