Rikthimi i Cardi B me bashkëshortin e saj artistin, Offset, të cilët para një muaji nisën procesin e divorcit, ka nxitur disa fansa të thonë se ajo po qëndron në një lidhje që është abuzive.
Dhe, reperja ka reaguar, në mënyrën e saj, njofton Insajderi.
Reperja publikoi një video së fundmi, për t’ua rikujtuar fansave dhe dashakeqëve , që ajo do të jetojë jetën si të dojë, dhe nuk merr parasysh çfarë mendojnë të tjerët për rikthimin e saj më bashkëshortin.
Cardi B u tall me komentet që ka parë në rrjetet sociale, duke thënë:
“Komentuesit më thonë: ‘Cardi ti je në një lidhje abuzive. Oh zot. Ne duhet të të shpëtojmë”.
Më pas ajo qartësoi se të gjithë po e keqkuptojnë situatën, “Në rregull, por mund të bëj seks me të sot? Sepse vërtet kam nevojë për seks”.
Ajo po ashtu në një ton sarkastik u kërkoi falje fansave duke thënë, “Do u kërkoj falje të gjithëve, sepse ju doni që unë të kërkoj falje se unë jetoj jetën time, ashtu si tuajën. Më vjen keq. Nuk jam perfekte dhe as nuk dua të jem”.
Reperja tashmë veç se ka mohuar fjalët se ajo po bën këtë shfaqje për vëmendje. /Insajderi.com
Burimi: TMZ