Fansja e vogël desh i shkuli flokët Mihrije Brahës: “Mami më ka thënë që ti mban paruke”

Fansja e vogël desh i shkuli flokët Mihrije Brahës: “Mami më ka thënë që ti mban paruke”

Së fundmi në një intervistë për emisionin Prive, Mihrije Braha na kujtoi përsëri atë natyrën e gjallë që e karakterizon atë.

Përveç se na përloti për disa çaste teksa flet për një përjetim të hidhur të jetës së saj, për faktin se ajo ka vetëm një fëmijë, Mihrija riktheu përsëri atmosferën me një histori tejet qesharake.

Nga ndërveprimet me fansat e saj, Mihirja veçon posaçërisht një moment, kur një fanse e vogël desh i shkuli flokët.

Kjo e gjitha ndodhi sepse, mami i kishte thënë asaj se Mihrija mban paruke.

“Në një koncert në një palestër sportive, që ishin të pranishëm diku afër 3.000 persona, erdhën plot fëmijë të më përqafojnë, dhe njëra nga ato erdhi dhe mi shkuli flokët”, fillon Mihrija. “Vajza më tha, ‘më ka thënë mami që ti nuk i ke flokët e tua’”.

Vajza e vogël kishte dashur të vërtetojë nëse këngëtarja mban paruke apo jo, sepse kishte dëgjuar thashetheme të tilla në ambientet me të rritur.

Mirëpo Mihrija këtë ngjarje e kujton si shumë qesharake, por ajo nuk theksoi se kur kishte ndodhur. /Insajderi.com