Federata e Hendbollit reagon pas vrasjes së trefishtë në Prishtinë

Federata e Hendbollit reagon pas vrasjes së trefishtë në Prishtinë

Federata e Hendbollit e Kosovës ka reaguar pas vrasjes tragjike në Prishtinë, viktimat e së cilës ishin familjarë të hendbollistit të Prishtinës dhe kombëtares së Kosovës Kreshnik Krasniqit.

Insporti përcjell ngushëllimin e FHK-së në tërësi:I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël.

Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë.

Insporti ka raportuar ëm herët se Krasniqi në vitin 2013 ka qenë hendbollisti i vitit. /Insajderi.com

Viktimat e vrasjes tragjike – familja e hendbollistit të njohur