“Festivali i Këngës” nis sonte udhëtimin televiziv

“Festivali i Këngës” nis sonte udhëtimin televiziv

Edicioni shumë i pritur i “Festivalit të Këngës” që kaloi edhe sfidat e organizimit gjatë pandemisë nis sonte udhëtimin në transmetimin televiziv, njofton Insajderi.

Një nga 25 këngët e 25 artistëve pjesëmarrës do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision 2021, që do të mbahet në Roterdam, Holandë.

“Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH, nis sonte udhëtimin në transmetim televiziv. Njëzet e pesë krijime nga autorë dhe interpretues, në garë për të lënë gjurmën e tyre në fondin e muzikës shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian”, shkruhen në njoftimin zyrtar të festivalit.

“Në një skenë të pazakontë, të vendosur në mjedis të hapur, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë sfiduar vitin që gjunjëzoi ekonominë dhe shëndetin e globit prej covid 19”.

“Ky festival, sa artistik, është po aq edhe social, nëpërmjet mesazheve të mjekëve, personave me nevoja të veçanta, vullnetarëve të Kryqit të Kuq, si edhe një nevojë shpirtërore për të na bashkuar, në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë”.

Në mbrëmjen e dytë të spektaklit këngët do të prezantohen në një formë tjetër atë akustike. Finalja e madhe është rezervuar për fatën 23 dhjetor. /Insajderi.com

Lexo edhe: Një garë e fortë në horizont – dëgjoni këngët pjesëmarrëse në “Festivalin e Këngës”