“Lady Antebellum” ndërroi emrin pasi ‘antebellum’ i referohej një periudhe skllavërie n" />
Është një tjetër Lady A

Grupi i famshmën ndërroi emrin mirëpo u doli një problem gjatë rrugës

Grupi i famshmën ndërroi emrin mirëpo u doli një problem gjatë rrugës

Grupi i famshëm amerikan i muzikës kantri “Lady Antebellum” ndërroi emrin pasi ‘antebellum’ i referohej një periudhe skllavërie në Amerikë.

Kështu që nga “Lady Antebellum” ata u bënë “Lady A” – mirëpo kjo nuk i erdhi fort për shtati një artisteje që po përdorte këtë emër për më shumë se 20 vite, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Këngëtarja e muzikës bluz, Lady A reagoi në lidhje me lajmin se grupi ndërroi emrin. Ajo tha se ata shkelmuan punën e një artisteje me ngjyrë. Artistja tha për Rolling Stone se askush nga grupi – duke përfshirë anëtarët Charles Kelley, Hillary Scott dhe Dave Haywood – nuk kontaktuan atë për ndryshimin e emrit.

“Kjo është jeta ime”, i tha ajo revistës. “Lady A është marka ime, unë e kam përdorur për më shumë se 20 vjet dhe jam krenar e për atë që kam bërë. Kjo është e tepër tani”.

Është e paqartë nëse këngëtarja patentojë emrin e “Lady A”. Një kërkim i të dhënave të Zyrës së Patentave dhe Markave Tregtare tregon se termi është regjistruar në vitin 2011 nga Lady A Entertainment, një kompani me përgjegjësi të kufizuar në Tenesi.