Përgjimet për Fajde: Dalladaku -Likës: Rrahim Hashimi e ka fut 100 mijë euro borxh Kadri Rexhepin

Faton Dalladaku në një takim të 12 majit të viti 2012, i tregon Ekrem Likës, se Rrahim Hashimi e kishte futur në borxh Kadri Rexhepin në një shumë prej 100 mijë eurosh. Sipas bisedës mes tyre të njëjtën storie ia kishte rrëfyer edhe Rexhepi, veç se shuma ndryshonte.  “Mu më tha 60 mijë”, thotë Lika në këtë përgjim.

Përgjimet për Fajde: Dalladaku -Likës: Rrahim Hashimi e ka fut 100 mijë euro borxh Kadri Rexhepin

Faton Dalladaku po priste në zyrën e tij në maj të vitit 2012 Rrahim Hashimin, Kadri Rexhepin dhe Ekrem Likën, për të biseduar lidhur me blerjen e spitalit të zemrës brenda QKUK-së, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ishte takuar me të ashtu siç kishte qenë marrëveshja në mes tyre.

Rrahim Hashimi kishte thënë Dalladakur se nuk ndodhej në Kosovë pasi që ishte dashur të udhëtoj për në Maqedoni. Sipas audiove të cilat i ka siguruar Insajderi, Dalladaku i thotë Likës se Hashimi e kishte gënjyer pasi që ai po sillej nëpër qytet.

Krejt kjo dëshmohet në bisedën e datës 12 maj, kur Faton Dalladaku, i tregon Ekrem Likës se si e kishte parë Rrahim Hashimin në kafiteri.

Ekrem Lika: Jo, jo

Faton Dalladaku: Hiq s’erdh a

Ekrem Lika: Jo s’erdh n’Maqedoni tha jam

Faton Dalladaku: E kam pa more Rrahimin në kafe, hej kuku

Ekrem Lika: Aaa

Faton Dalladaku: Qaty ka shpija, ka banesa u kanë Rrahimi, sot

E njëjta situatë kishte ndodhur edhe me Rexhep Kadriun, as ai nuk kishte shkuar në takim pasi që sipas Likës ai kishte qenë i sëmurë. Në këtë bisedë Dalladaku i tregon Likës se Hashimi e kishte futur në borxh Rexhepin në shumë prej 100 mijë euro.

Të njëjtën storje Rexhepi i kishte treguar edhe Likës mirëpo shifrën e borxhit e kishte ndryshuar.

Rexhepi i kishte thënë Likës se kishte hyrë në borxh në shumë prej 60 mijë euro.

Ekrem Lika: Me Rrahen tha njëfarë obligimi, diçka s’di

Faton Dalladaku: Po e ka de e ka shti ky, mu m’tha 100 mijë euro më ka shti borxh në Ferizaj

Ekrem Lika: Qysh 100 mijë

Faton Dalladaku: Po tash s’po i besohet

Ekrem Lika: Mu më tha 60 mijë

Faton Dalladaku: Ty 60 mijë t’tha a mu 100

Ekrem Lika: Po vallahi, qashtu m’tha nja 60 mijë

Tutje sipas këtyre videove Kadri Rexhepi i cili në këtë skandal është njëri prej personave që luan rolin e sekserit, sipas Dalladakut ai ishte profesor për 30 vjet.

Faton Dalladaku: Ncncncn, hajt mu më vjen shumë keq qysh ju ka shti, aj me kanë kaq i vjetër e kaq pshtjellan, kaq jo i sinqertë un hala s’kom pa. Edhe plus ka qenë edukator 30 vjet ka qenë profesor i shkollës, marrja e zotit, marrja e zotit. Nuk e di qysh i ka qit ky kto sene

Ekrem Lika: Vallahi s’po di

Faton Dalladaku: Kurgjo, sonte te shpija, shkoj nesër atje të aj qe t’kallxova e kqyrim shka po bahet. Un ju prita, aj më tha që po vina te zyrja edhe…

Insajderi të hënë ka filluar publikimin e përgjimeve në të cilat janë të përfshirë Rrahim Hashimi, Kadri Rexhepi, Ekrem Lika dhe Faton Dalladaku.

Ekrem Lika i cili është njëri prej të dyshuarve në grupin e Ismet Osmanit-Currit, Rrahim Hashimit, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit, Adil Thaçit gjendet në arrati së bashku me Zek Jasiqin.

Rrahim Hashimi, ishte arrestuar të hënën e kaluar bashkë me grupin e të dyshuarve për fajde e mashtrim në krye me Ismet Osmanin i njohur si Curri, Ilir Bojkun, Mentor Maqanin dhe Adil Thaçin ndërsa në këtë grup si të dyshuar janë edhe Ekrem Lika dhe Zek Jasiqi të cilët gjenden në arrati.

Hashimi është i vetmi nga ky grup që u lirua nga paraburgimi, ndonëse të tjerët kanë mbetur në paraburgim prej 30 ditësh. /Insajderi.com

Lexo më shumë rreth përgjimeve të publikuara nga Insajderi:

Përgjimet për Fajde – Dalladaku: Pse po implikohet Kadri Veseli, po vjen situata mu ballafaqu ai?

Përgjimet për Fajde: Hashimi-Dalladakut: 2 milionë ki me ja dhanë me 1 qershor

Kështu e mashtronin Dalladakun se do t’ia kthejnë paratë e ryshfetit të marrura në emër të Veselit e Halitit