Ka një arsye pse Sara Hoxha ka dy pemë krishtlindjesh në shtëpi

Ka një arsye pse Sara Hoxha ka dy pemë krishtlindjesh në shtëpi

Fundi i këtij muaji do të thotë vetëm një gjë për shumë shtëpi në të gjithë botën: zbukurime dhe pemë të vitit të ri.

Nga të parat që na prezantuan shtëpinë e tyre të zbukuruara ishte Arbana Osmani dhe Xhensila Myrtezaj.

E së fundmi edhe trashëgimtarja e “Top Medias”, Sara Hoxha ndau me ndjekësit e saj në Instagram, se shtëpia e saj ishte ndritur me drita krishtlindjesh, dhe zbukuruar jo me një, por më dy pemë krishtlindjesh, njofton Insajderi.

Do të kishin të drejt nëse do mendonit, pse i duhet një shtëpi më shumë se një pemë krishtlindjesh? Kjo sepse një pemë ishte për fëmijët që ishin të vendosur se donin një të kuqe, dhe një për mamin që nuk e honeps fare pemën që zgjodhën fëmijët.

Në një foto në Instagram, Sara shkruan: “Fëmijët kanë pemën e tyre këtë vit. Kjo më shumë se ata donin të kishin një pemë të madhe të kuqë, por mua nuk më pëlqente!”.

Dhe kështu, e gjithë familja nderuan preferencat e njëri tjetrit, dhe një festë e bukur fund viti duket në horizont! /Insajderi.com