Bebe Rexha sapo ka parë dokumentarin e ri “The Social Dilemma”, dhe mbeti e frikësuar ashtu si shumë shikues që kanë raportuar, njofton Insajderi.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo fton të gjithë ndjekësit e saj të shohin dokumentarin që shfaqet në platformën e transmetuesit “Netflix”. Në një postim më vonë, ajo thotë se është e frikësuar nga ajo se çfarë ka parë.
Çfarë bëhet fjalë në dokumentarin “Dilema Sociale”?
Sipas Netflix, ky hibrid dokumentar-dramë eksploron ndikimin e rrezikshëm njerëzor të rrjeteve sociale, me ekspertë të teknologjisë që ndezin alarmin për krijimet e tyre.
Dilema Sociale përqendrohet në atë se si kompanitë e mëdha të mediave sociale manipulojnë përdoruesit duke përdorur algoritme që inkurajojnë varësinë në platformat e tyre. Ai gjithashtu tregon, në mënyrë të saktë, se si platformat korrin të dhëna personale për të synuar përdoruesit me reklama – dhe deri më tani kanë funksionuar kryesisht të parregulluara.
Dokumentari – i cili gjithashtu luan si një dramë narrative – përmban intervista me ekspertë të cilët kanë qenë të punësuar në Facebook, Google, Twitter, Instagram dhe Pinterest të cilët të gjithë kanë pikëpamje të ngjashme në lidhje me internetin.
Që nga publikimi, dokumentari ka nxitur mjaft reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale, madje edhe Facebook në një kundërshtim prej shtatë pikash, ka hedhur poshtë të gjitha teoritë e paraqitura nga krijuesit e dokumentarit shumë të popullarizuar “The Social Dilemma” – që ngriti pyetje kritike në lidhje me punën e botës së mediave sociale dhe privatësinë e përdoruesve. /Insajderi.com