Kim Kardashian promovon këngën e re të Anxhelinës

Kim Kardashian promovon këngën e re të Anxhelinës

Në top 10-shen e personave më të ndjekur në Instagram, Kim Kardashian renditet e shtata me radhë me 194 milionë ndjekës. Po në këtë platformë ajo ka ndarë këngën e re të Anxhelinës që e riktheu atë në muzikë pas gati një dekade, njofton Insajderi.

Përkrahja e Kim-it në platformën e saj masive ishte e pabesueshme për Anxhelinën e cila së fundmi ka publikuar këngën “Precious” të shoqëruar me videoklip.

Anxhelina është një nga miket më të ngushta të grimerit Ariel i cili ka një shoqëri të ngushtë edhe me motrat Kardashian, e si rrjedhojë Kim shkroi: “Shumë dashuri për miken e Ariel! Urime Anxhelina”.

Të njëjtat postime, i ka ndarë edhe Anxhelina në llogarinë e saj në Instagram, duke falënderuar yllin e “Keeping Up With the Kardashians”.

“Uau! Faleminderit shumë. Nuk e keni idenë se ç’do të thotë kjo përkrahje për mua. Kam punuar fort për këtë këngë. Është e pabesueshme. Faleminderit!”, shkroi Anxhelina në ri-postimet e saj.

Më pas ajo vazhdon duke komplimentuar Kim-in për punën që po bën ajo si avokate dhe se si nga miku i saj Ariel, ka dëgjuar vetëm fjalë të mira për të.

“Gjithë gjërat e mrekullueshme që ti po bën me reformën e burgjeve dhe të qenit kaq modeste me gjithçka që ke bërë asnjëherë nuk kalon pa vëmendje! Nga ajo çfarë unë kam parë me syrin e publikut dhe ato që Ariel më ka treguar për ty, ti ke një zemër shumë të bukur! Pa dyshim po lë pas një trashëgimi të mrekullueshme!”, shprehet ajo.

Më poshtë mund të ndiqni këngën e re të Anxhelinës e realizuar në gjuhën angleze. /Insajderi.com