bërja publike e lidhjes së saj me Beart Rexhepin," />

Ky detaj ka shtyrë ndjekësit të besojnë se Tea dhe Bearti janë fejuar

Ky detaj ka shtyrë ndjekësit të besojnë se Tea dhe Bearti janë fejuar

Dalja e Tea Trifonit si çift me Andi Shehun dhe bërja publike e lidhjes së saj me Beart Rexhepin, është skandali më i bujshëm i “Për’puthen”, jehona e së cilit nuk është zbehur edhe pas shumë javësh, njofton Insajderi.

Fill pa bërjes publike të lidhjes, Tea dhe Andi – të cilët pranuan se lidhja e tyre ishte farsë – filluan të hidhnin akuza mbi produksionin, me pretendimet se ishin ata që i kishin detyruar të “përputheshin”. Ndër të tjerash u përmendën edhe kontratata të frikshme të cilat u mohuan nga produksioni.

Gjithashtu u mohua edhe fakti se produksioni ishte në dijeni të lidhjes së Teas me Beartin, por kjo e fundit publikoi një video që dëshmonte të kundërtën.

Vëmendja e ndjekësve të Teas dhe Beartit vazhdon të jetë e theksuar, edhe pas një postimi që ngriti dyshimet se çifti mund të jenë fejuar. Ish-konkurrentja së fundmi ka bërë manikyr dhe ajo që ra në sy ishte një unazë vezulluese në gishtin ku duhej të vendosej një unazë fejese.

Për më tepër, një intervistë ajo kishte pranuar se shumicën e kohës janë bashkë, kështu që prakitikisht mund të konsiderohet se çifti po bashkëjetojnë.

Asnjëri nga të dy nuk kanë reaguar në lidhje me thashethemet dhe marrë parasysh që lidhjen e tyre e mbajnë shumë publike, është vetëm çështje kohe kur ata të mohojnë ose pohojnë fejesën e pretenduar. /Insajderi.com