Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka njoftuar se do ta ndërtojë një shtëpi për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri!!! Së bashku me Erion Veliaj, ne kemi vendos të zgjedhim një familje që të sponsorizojmë për rindërtimin e shtëpisë së tyre gjatë që është shkatërruar nga tërmet”, ka shkruar Rita, transmeton Insajderi.
Ajo madje ka bëtë thirrje që secili të ndihmojë në mënyrën e tij me aq sa ka mundësi.
Ndihma për të prekurit nga tërmeti kanë dhënë edhe dy këngëtaret tjera, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
insajderi.com