Lajmi për martesën e Pamela Anderson ishte një befasi për shumë, por veçanërisht për ish-të dashurën e bashkës" />

La të dashurën dhe fëmijët për t’u martuar me Pamela Anderson

La të dashurën dhe fëmijët për t’u martuar me Pamela Anderson

Lajmi për martesën e Pamela Anderson ishte një befasi për shumë, por veçanërisht për ish-të dashurën e bashkëshortit të saj të ri, shkruan E!News, transmeton Insjaderi.

Pas lajmit të martesës, gazeta “The Sun” raportoi se një grua me emrin Carey, 42 vjecare, tha se ajo ishte në një lidhje prej kohësh me Dan dhe po ndihmonte në rritjen e dy fëmijëve të tij të vegjël kur ai dhe aktorja filluan romancën e tyre.

“Vendosa që të flas publikisht sepse dua që njerëzit ta dinë se lidhja ime gati pesë vjeçare, ku ishin të përfshirë edhe tre fëmijë, mbaroi pas aferës së Dam me Pam, ndërsa ai akoma ishte me mua”, tha Carey për gazetën britanike. “Na zuri papritur e gjithë kjo, ka qenë shumë e vështirë për ne”.

Ajo tha se Pamela fillimisht punësoi Dan në vjeshtë të vitit 2019 për të punuar si kontraktuese për të rinovuar shtëpinë e saj në Vancouver Island dhe se marsin e kaluar, mes pandemisë së Coronavirusit, ai filloi të kalonte natën në shtëpi.

“Dan qëndronte në shtëpinë e saj dhe nuk do të vinte në shtëpi, dhe unë kujdesesha për fëmijët”, tha Carey. “Në fillim ai e mohoi kur u përballa me të, por më pas, më në fund, e pyeta, “A po fle me Pam?” Ai tha, ‘E tëra që unë do të them është se kam kapërcyer kufirin’”.

Ajo gjithashtu pretendoi që Dan i kërkoi falje asaj dhe i kërkoi asaj t’i jepte kohë për të “kuptuar gjërat”. Carey vazhdoi të theksonte se ai u zhvendos nga shtëpia e tyre familjare në korrik dhe u transferua tek Pamela. Të dy u martuan pesë muaj më vonë në pronën e saj. /Insajderi.com