Majk për doktorët: “Gjithë kam dyshu që ju as testet nuk dini t’i bëni”

Majk për doktorët: “Gjithë kam dyshu që ju as testet nuk dini t’i bëni”

Majk përsëri ka ndarë dy centët e tij, sa i përket pandemisë që ka vërshuar vendin tonë.

Pasi para pak javësh ironizoi me maskat mbrojtëse dhe personat që i vënë ato, kësaj here ai po thumbon sistemin shëndetësor dhe doktorët e palodhur.

Kjo sepse ai dyshon në kompetencën e doktorëve tanë për të realizuar një testim për coronavirus, duke shkruar në një postim në llogarinë e tij në Instagram, njofton Insajderi.

“Gjith kom dyshu qe ju as testet sdini mi bo”, thotë ai, që si duket vjen si reagim pasi Gjermania ka njoftuar se nuk njeh testet për coronavirus, të bëra në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme Ambasada e Kosovës në Gjermani në një njoftim ka treguar për rregullat e vendosura nga Gjermania për personat që udhëtojnë jashtë shtetit, në këtë rast Kosovën.

Gjermania në këtë rast nuk i njeh testet e Kosovës, ato nuk mund të shërbejnë si dëshmi për gjendjen shëndetësore për personat që rikthehen në Gjermani. /Insajderi.com