Mashtrimet në rrjete sociale vazhdojnë edhe në emrin e Ardit Gjebreas

Mashtrimet në rrjete sociale vazhdojnë edhe në emrin e Ardit Gjebreas

Dje, më anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Rudina Magjistari njoftoi të gjithë ndjekësit se emri i saj po keqpërdoret nën premtimet e rrejshme të të mirave materiale, si shifra të mëdha parash, njofton Insajderi.

Ndërsa gjatë ditës, me një postim të ngjashëm reagoi edhe moderatori Ardit Gjerbrea i cili kishte hasur në një profil fals që pretendonte se do u dhuronte shuma të mëdha parash 500 njerëzve.

“Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebook ose Instagram. Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar”, shkruan Gjebrea.

Ndër të tjerash ai shton se tani me këtë çështje po merren organet kompetente dhe sigurinë në rrjete sociale gjithsecili e ka në dorë për veten e vet. /Insajderi.com