Mes gjithë furisë së vazhdueshme mediatike, Dua Lipa jep sqarim

Mes gjithë furisë së vazhdueshme mediatike, Dua Lipa jep sqarim

Peticioni drejtuar Apple për vendosjen e Kosovës në hartën e saj ka bërë bashkë jo vetëm një pjesë të madhe të shqiptarëve ne rrjetet sociale, por edhe shumë artistë të njohur. Në fakt ishte Dua Lipa ajo që i dha fillimisht vëmendje kësaj nisme, e cila më pas u shpërnda masivisht në Instagram.

Ajo mori kritika nga fytyra publike serbe, madje një artikull sugjeron disa mënyra efektive se si mund të luftojnë ‘propagandën’ e Dua Lipës në rrjete sociale, njofton Insajderi.

Për më tepër edhe njerëzit që përkrahën Dua Lipën, e pësuan duke marrë mesazhe urrejtjeje në adresat e tyre online. E gjithçka doli jashtë çdo proporcioni, kur Dua Lipa publikoi hartën e Shqipërisë së Madhe.

Në llogarinë e saj në Instagram, reagoi edhe Dua Lipa duke thënë se ajo thjesht i gëzohet prejardhjes së saj dhe kulturës shqiptare. Në asnjë mënyrë postimi i saj nuk kishte qëllim të nxiste urrejtje.

“Postimi im paraprak nuk ka pasur asnjëherë qëllim të nxisë urrejtje. Më pikëllon dhe më nervozon që postimi im qëllimisht është keqinterpretuar nga grupe dhe individë që promovojnë ndarje etnike, diçka që unë e përjashtoj tërësisht. Sa herë postoj për Kosovën, rrjetet e mia çmenden edhe nëse është diçka e gëzueshme si ushqimi apo muzika dhe unë ballafaqohem me furinë e rezistencës ndaj kulturës autentike kosovare. Ne të gjithë e meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë dhe prej nga vijmë. Unë thjesht dua që shteti im të përfaqësohet në hartë dhe të jetë e mundur që të flasë me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe atdheun tim. Unë inkurajoj secilin që të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”.

Postimin Dua e ka shkruar me prapavijë të zezë dhe shkronja të kuqe. Një rastësi kjo? Natyrisht që jo. /Insajderi.com

View this post on Instagram

❤️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on