Mesazhi i ditës vjen nga Çiljeta Xhilaga pas vdekjes së babait të saj

Mesazhi i ditës vjen nga Çiljeta Xhilaga pas vdekjes së babait të saj
Burimi i fotografisë: SS: CiljetaXhilaga/INSTAGRAM

Në fillim të këtij shkurti, Çiljeta Xhilaga humbi babanë e saj. Ai nuk arriti t’i bënte ballë sëmundjes me COVID-19.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë  e saj në Instagram, duke ndarë edhe një dedikim për të atin e ndjerë.

Tre ditë nga vdekja e të atit, këngëtarja po feston 36-vjetorin e saj, një ditëlindje kjo e trishtë për të. Por partneri i saj, portieri Alban Hoxha u kujdes që edhe kjo ditë të ishte sado pak e këndshme për Çiljetën.

Kanë kaluar njëzet e ca ditë, dhe këngëtarja po merr veten nga humbja e madhe, duke ndarë edhe një mesazh për të gjithë ata që po kalojnë periudha të vështira në jetë.

Ajo publikoi një fotografi të sajën në Instagram, ku shkruan, “Zot, më dhuro qetësi për të pranuar gjërat që nuk mund t’i ndryshoj, guximin për të ndryshuar gjërat që mundem dhe mençurinë për të njohur ndryshimin”. /Insajderi.com