Valon Bajraktari nga ekipa e Butrint Imerit, i konsideron si ‘marre’ raportimet e mediave për deklaratat që i ka dhënë këngëtari në një reality show.
Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Bajraktari ka pohuar se krejt çka është thënë nga Butrint Imeri, kanë qenë “hajgare” vetëm për ta bërë emisionin “më interesant”.
“Ju çfarë baze keni së pari që i shkruni këto lajme. A jeni normal. Ajo është hajgare, për me e bo emisionin më interesant. N’ditë të sotit me dhunu njeri dikon, ne nuk jemi duke jetuar në shekullin e parë” – ka thënë Bajraktari për “Insajderi”.
I pyetur nëse ka informacione për ngritje të aktakuzës nga prokuroria, ky i fundit e ka quajtur punën e raportimit të mediave si “marre”.
“O zotni, ju çka jeni tu bo osht marre. Nuk ka në botë ashtu çka keni bo me këtë lajm. Na qetash e pam, edhe po merremi me sendet tjera, ia keni humbur imazhin artistit me atë titull që e keni bo ashtu.” – ka shtuari ai.
Lajmi se këngëtari, Butrint Imeri ka kryer një “tentim-dhunim” ka ardhur pasi ai në një emision për Vitin e Ri, ka treguar se një vajzë s’kishte pranuar të kishte raporte me shokun e tij tek kur e kishte vërejtur se djali që ishte në dhomë më te s’ishte këngëtari 23 vjeçar.
“Kur shkova në kuzhinë dëgjova një piskamë të madhe. Aaaa, thash çka ka more? E çela derën dhe e pashë shokun tim t’u ikë dhe ajo pas tij. E ka hetu që s’je ti kur ma ka prek zinxhirin e vërejti se s’je ti…”, ka treguar ngjarjen Butrinit, të cilin ekipa e tij po e konsiderojnë si hajgare për ta bërë emisionin më interesant.
Pos kësaj, me kërkesën për të na lidhur me ndonjërin prej prokurorëve, arsyetimi i tyre ka qenë se të gjithë janë në pushim./Insajderi.com