Mozzik, Kadri Veselit: ‘Baca Lul, ata që gëzohen sot s’janë shqiptarë’

Mozzik, Kadri Veselit: ‘Baca Lul, ata që gëzohen sot s’janë shqiptarë’

Gjykata speciale ka ngritur aktakuzë për të dy, Kadri Veselin dhe Hashim Thaqin.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe reperi ferizajas, Mozzik në përkrahje të subjekti politik të preferuar, Kadri Veselit, njofton Insajderi.

Ata që i janë gëzuar këtij lajmi reperi thotë se nuk janë shqiptarë dhe uron që komandanti të kthehet faqebardhë.

“O baca Lul, po ata që gëzohen sot që të paska ftuar gjykata speciale, po ata nuk janë shqiptarë more! O përherë me ty o komandat, amo bash gjithë jetën me ty! Shkofshi e u kthefshi faqebardhë. Nuk ka bir nane  që dënon luftën e pastër të UQK-së! Respekt për çlirimtarët”, shkruan reperi mbi një foto ku shihet krah Veselit.

Kur Veseli ishte ftuar nga Gjykata Speciale në nëntor të vitit të kaluar, Mozzik pati reaguar sërish duke shkruar, “Shkofsh e u kthefsh faqebardhë. UÇK shkruhet, Liri lexohet”, në një postim në llogarinë e tij në Instagram. /Insajderi.com