Në prag lindjeje, Sara Hoxha po mbanë këtë ‘suvenir’ nga shtatzënia

Në prag lindjeje, Sara Hoxha po mbanë këtë ‘suvenir’ nga shtatzënia

Nga një periudhë kaq e veçantë siç është shtatzënia, Sara Hoxha nuk kishte se si të mos mbante një kujtim dhe zgjodhi mënyrën më interesante për ta bërë atë.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo shihet e ‘veshur’ në gips, për të ruajtur kështu formën e barkut të saj të rrumbullakosur, tani që Hoxha është në ditët e saj të fundit të pritjes së ëmbël, njofton Insajderi.

“Kjo ishte qejf”, shkruan Hoxha në postimin e saj duke ndarë edhe disa fotografi nga procesi.

“A ka diçka tjetër që mund të bëjmë për të mbajtur kujtim barkun e rrumbullakosur? Një ditë do u tregoj se çfarë kam ndërmend të bëj me këtë formë gipsi. Nuk ka përfunduar ende”, përfundon ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Në fakt, përjetësimi i momenteve të bukura në gips, është në praktikë në të gjithë botën. Shumë prindër zgjedhin të mbajnë kujtim këmbën apo dorën e vogël të bebit, ose barkun si në rastin e Sarës, e më poshtë janë vetëm disa nga idetë kreative.

Sigurisht, në një moment të caktuar Sara do të na zbulojë përfundimin ‘gipsimit’ të barkut të saj. Vetëm tani ajo ka ndarë disa detaje nga jeta e saj që nga momenti kur mësoi se do bëhej nënë.

Për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, ajo ndau momentin kur i dha Ledrit lajmin e mirë e po ashtu edhe reagimin epik të gjyshërve të Ledrit, kur kuptuan se po bëhen stërgjyshër. /Insajderi.com