
Ishte një deklaratë e këngëtares Adelina Ismajli në emisionin e saj “Tete a Tete”, që ka vënë në fokus të mediave atë dhe Arif Vladin, njofton Insajderi.
Në bisedë e sipër me të ftuarin e saj Fatmir Limajn, ajo deklaron se Vladi është paguar për të kënduar këngën “Marshi i UÇK-së”, pas së cilës, reagoi edhe ky i fundit.
Të rekomanduara:
- Arif Vladi reagon me mllef ndaj deklaratës së Adelina Ismailit, sipas të cilës ai është paguar për këngën ‘Marshi i UÇK-së’
- Vazhdon debati mes Adelinës dhe Arif Vladit “Kur unë i këndoja UÇK-së, Adelina dëgjonte serbisht”
Tashmë një personazh tjetër, etnokoreologu, Dilaver Kryeziu është përfshirë në këtë përplasje shumë publike.
Kryeziu thotë, se është përditësuar me më të rejat, dhe ka lexuar çdo shkrim në llogarinë e Vladit.
“Epitetin e krye atdhetarit, të një pune të ndershme dhe të ndërgjegjshme padyshim se e posedon edhe kryeartisti ynë Arif Vladi , i cili së fundmi është bërë pjesë e disa shkrimeve në mediet tona online, të cilat i lexoj rregullisht për tu informuar me të rejat e ditës”, shkruan ai.
Kryeziu shpjegon se si lufta kishte bashkuar muzikantë e këngëtarë të shumtë të thirrur në ndjenjën patriotike për t’i kënduar atdheut, dhe Arifi ishte ‘kryevepra e situatës’, që edhe armiku nuk mund të mos ofshante me melodikën e zërit të tij.
“Lufta bashkoi muzikantë të ndryshëm me qëllim të homogjenizimit kombëtar, duke ngritur moralin e ushtarëve tanë në fushën e betejës. Këngëtarët e asaj kohe e shihnin si një akt detyrimi patriotk t’i këndosh atdheut. Në këtë rrafsh kënga e Arifit është një kryevepër e situatës, e cila kishte të bëjë me kushtrimin e gjithë kombit shqiptar që t’i bashkojë gjithë luftëtarët e lirisë, këngë e cila përfshinte tërë botën shqiptare dhe ishte në cdo cep aty ku frymonte shqip. Armiku kur e dëgjonte këngën e tij ofshante, duke thënë “sa bukur kënduaka ky”. Kurse ju kritikë të mëdhenjë të artistëve kombëtarë ofshani thellë dhe mendoni njëherë se kë po e kritikoni”, vazhdon shkrimin Kryeziu. /Insajderi.com