Një tjetër personalitet përfshihet në përplasjen mes Adelina Ismajlit dhe Arif Vladit

Një tjetër personalitet përfshihet në përplasjen mes Adelina Ismajlit dhe Arif Vladit

Ishte një deklaratë e këngëtares Adelina Ismajli në emisionin e saj “Tete a Tete”, që ka vënë në fokus të mediave atë dhe Arif Vladin, njofton Insajderi.

Në bisedë e sipër me të ftuarin e saj Fatmir Limajn, ajo deklaron se Vladi është paguar për të kënduar këngën “Marshi i UÇK-së”, pas së cilës, reagoi edhe ky i fundit.

Të rekomanduara:

Tashmë një personazh tjetër, etnokoreologu, Dilaver Kryeziu është përfshirë në këtë përplasje shumë publike.

Kryeziu thotë, se është përditësuar me më të rejat, dhe ka lexuar çdo shkrim në llogarinë e Vladit.

“Epitetin e krye atdhetarit, të një pune të ndershme dhe të ndërgjegjshme padyshim se e posedon edhe kryeartisti ynë Arif Vladi , i cili së fundmi është bërë pjesë e disa shkrimeve në mediet tona online, të cilat i lexoj rregullisht për tu informuar me të rejat e ditës”, shkruan ai.

Kryeziu shpjegon se si lufta kishte bashkuar muzikantë e këngëtarë të shumtë të thirrur në ndjenjën patriotike për t’i kënduar atdheut, dhe Arifi ishte ‘kryevepra e situatës’, që edhe armiku nuk mund të mos ofshante me melodikën e zërit të tij.

“Lufta bashkoi muzikantë të ndryshëm me qëllim të homogjenizimit kombëtar, duke ngritur moralin e ushtarëve tanë në fushën e betejës. Këngëtarët e asaj kohe e shihnin si një akt detyrimi patriotk t’i këndosh atdheut. Në këtë rrafsh kënga e Arifit është një kryevepër e situatës, e cila kishte të bëjë me kushtrimin e gjithë kombit shqiptar që t’i bashkojë gjithë luftëtarët e lirisë, këngë e cila përfshinte tërë botën shqiptare dhe ishte në cdo cep aty ku frymonte shqip. Armiku kur e dëgjonte këngën e tij ofshante, duke thënë “sa bukur kënduaka ky”. Kurse ju kritikë të mëdhenjë të artistëve kombëtarë ofshani thellë dhe mendoni njëherë se kë po e kritikoni”, vazhdon shkrimin Kryeziu. /Insajderi.com