Vdekja e hershme e këngëtarit dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Jeton Kuqi ka prekur të gjithë.
Shumë qytetarë e figura të shquara të politikës kanë ngushëlluar familjarët e të ndjerit përmes rrjeteve të tyre sociale.
Edhe këngëtarja kosovare Yllka Kuqi përmes një statusi ka shprehur dhimbjen e saj për humbjen e mikut dhe kolegut të saj.
“Mik, kolege, kusheri e mbi t’gjithë Njeri i Mirë… thjesht s’po m’besohet kaq shpejt me shku Jeton Kuqi…Ngushellime familjes dhe t’gjithe dashamireve te Jetonit…do ta kujtojme perhere… pushofte i qete !”, ka thënë ajo.
Jeton Kuqi ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në Bjeshkët e Deçanit.