Pak ditë para lindjes, miqtë e Sara Hoxhës rezervuan një surprizë për të

Pak ditë para lindjes, miqtë e Sara Hoxhës rezervuan një surprizë për të

Vogëlushja e Ledrit dhe Sara Hoxhës, pritet të vijë në jetë dita ditës. Ciftin madje kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, ku edhe do të kryhet lindja, njofton Insajderi.

Miqtë e Sara Hoxhës u kujdesën që pritjen e saj të ëmbël ta bëjnë edhe më të ëmbël me një surprizë.

Ata të gjithë organizuan një ‘festë të bebes’ që është edhe e dyta për Sarën.

Në një video që ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram, ajo na prezantoi edhe ambientin e këndshëm ku do të zhvillohej festa. Meqenëse miqtë e saj nuk mund të ishin në Kosovë, kur Sara organizoi festën e bebes, ata i organizuan një festë në Gjermani, që të mund të ishin të gjithë bashkë.

“Miqtë e mi në Gjermani më befasuan me një festë të dytë të bebes, sepse sigurisht ata donin të festonin me mua. Sa me fat jam apo jo?”, shkruan Sara në videon që ka ndarë.

Me 4 tetor, çifti, miqtë dhe familjarët e tyre organizuan ‘baby shower’ e parë, që zakonisht bëhet për nënat që janë në ditët e fundit të shtatzënisë, për të festuar për bebin që po vjen në jetë dhe epitetin nënë të një gruaje.

Xheraldina, Dhurata Dora, Ariana Fejzullahu, Kida që ishin prezentë kanë postuar në rrjetet sociale momente nga festa duke na bërë dhe ne “pjesë të saj”. Shumë muzikë, karaoke, vallëzim por edhe pak lojëra e sfida për të ftuarit nuk kanë munguar. /Insajderi.com