![Pas arrestimit të Feros, lajmërohet Arbenita](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2023/07/1200-630-d5db4ba1955202199cbdbb636b7d3bc5-730x440.png)
Prej disa ditësh çifti i shumëpërfolur Arbenita-Fero janë rikthyer serish në vëmendje të publikut, e kjo ndodhi pas që modelja e denoncoi reperin për dhunë.
Siç dihet, reperi tashmë ndodhet në paraburgim për 30 ditësh dhe përmes një postimi në rrjete sociale tha fjalën e tij, duke paralajmëruar se çështja mes tyre do shkojë deri në gjyq.
Ndërsa, Arbenita ka postuar një foto me avokatin Arianit Koci dhe i ka dhënë një mesazh Feros, duke treguar se ka nisur procedurat ligjore.
“Me avokatin tim do t’i inicojmë të gjitha procedurat e parapara ligjore. Faleminderit për mbështetjen, ju dua”, ka shkruar modelja në rrjetet sociale, duke ia bashkangjitur edhe një foto me avokatin në fjalë.
![](https://shqip.com/app/uploads/2023/07/640-0-64b59ba400923-575x1024.jpeg)