Shpat Kasapi dhe Selvije Jao janë tashmë një çift i martuar, një ceremoni që i bë sipas riteve fetare.
Tani që lidhja e tyre është konsoliduar, bashkëshortja e tij ka tri kërkesa për këngëtarin që i bëri publike në Instagram.
“1 jetë modeste. 1 shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe 1 bebush të vogël. Të lutem Shpat Kasapi”, ka shkruar Selvija në postim.
Të njëjtin ka ri-postuar edhe Shpati duke kthyer një përgjigje të prerë, “U kry”.
Dy muaj më parë, Selvija zbuloi se dyshja u takuan për herë të parë teksa ajo po bënte punën e saj si grimere. /Insajderi.com