Ish-banori i BB VIP Bjordi Mezini, ka folur rreth lidhjes me Ana Likën.
Bjordi është pyetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse ishte në një lidhje apo jo me Annën, ish-banori i “BBVIP” u shpreh se nuk do donte të fliste për historinë e tij të dashurisë, pasi i kishte bërë një zotim vetes nisur nga eksperienca se nuk do të bënte më asnjë romancë të tijën publike.
Ai tha se kjo tashmë është cështje principi, teksa me humor, arriti të shmangte konfirmimin që presin të gjithë, atë të marrëdhënies me aktoren.
Bjordi deklaroi se kishte pranuar të kërcente me shumë qejf me Anën, ashtu si edhe me aktoret e tjera të serialit, ndërsa i pyetur “Përse njerëzit e uruan” tha se “Ata kanë kuptuar cfarë duhet të bëjnë për të tërhequr vëmendjen dhe për të marrë sa më shumë aktivitet në rrjetet sociale”, duke nënkuptuar se mund të jetë një strategji marketingu për serialin.