Reagimi i parë i Adriana Matoshit pas publikimit të lidhjes me futbollistin afrikan

Reagimi i parë i Adriana Matoshit pas publikimit të lidhjes me futbollistin afrikan

Në edicionin e fundit të emisionit “Prive”, aktorja Adriana Matoshi, prezantoi për të gjithë publikun, partnerin e saj të ri.

I dashuri 21 vjeçar i aktores është futbollisti nga Afrika e Jugut, nënshtetas belg, Keith Groeneveld, i cili për një kohë iu bashkua edhe klubit futbollistik “Feronikeli”.

Pas gjitha raportimeve dhe shkrimeve në media, aktorja reagoi për të parën herë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

“Dashnia dhe lidhja nuk m’bon as njeri ma t’mirë e as ma t’keq. Dashnia veç munet me m’bo ma t’lumtun![sic]”, shkroi aktorja në postimin e saj. /Insajderi.com