Rita Ora përgjigjet plot siklet kur pyetet për pandeminë

Rita Ora përgjigjet plot siklet kur pyetet për pandeminë

Rita Ora mahniti shikuesit me performancën e këngës “Let You Love Me” në një nga shfaqjet australiane, por ishte një moment i shkurtër në intervistën që pasoi që zhgënjeu shikuesit, njofton Insjaderi.

Ishin Natalie Barr dhe Matt Doran, prezantuesit e “Sunrise”, që me shumë delikatesë ngritën cështjen e bllokimit kombëtar të Mbretëri të Bashkuar.

Këngëtarja ishte kryefjalë e tabloideve në vitin që lamë pas për faktin se ajo shkeli dy herë rregullat anti-COVID në muajin Nëntor. Së pari nuk iu nënshtrua vetë-izolimit pas kthimit të saj nga Egjipti në MB, dhe së dyti kur organizoi festë me dhjetëra persona ndërsa i gjithë vendi ishin nën bllokim.

Ndërsa Rita nuk u pyet për bëmat e saj gjatë kësaj periudhë, prezantuesja sërish vuri në theks sa i vështirë ishte bllokimi për qytetarët britanikë krahasuar me ata australianë.

Prezantuesja tha: “Ju e keni pasur shumë të vështirë gjatë COVID-10. Na vjen mirë që të kemi në mesin tonë”.

Rita me siklet tundi kokën në shenjë pohimi para se të thoshte: “E di, po”

“Faleminderit shumë, ndihem si në shtëpi. Faleminderit shumë për dashurinë”, shtoi ajo më tej.

Shpejt u përmbyll edhe tema e pandemisë dhe bllokimit, dhe biseda vijoi të fokusohej në rolin e saj si gjyqtare në “The Voice” të versionit australian. /Insajderi.com