Meqenëse Mali i Zi ka liruar masat anti-Covid, Robert Berisha ka organizuar mbrëmjen e parë muzikore post-pandemike atje, e në anën tjetër Labinot Tahiri jo vetëm se po e përkrah, po edhe do të jetë prezent aty, njofton Insajderi.
Këngëtari ferizajas ka qenë i zëshëm për lirimin e masave kundër përhapjes së virusit, duke kërkuar për organizimin e dasmave dhe ahengjeve, pasi i njëjti pretendon se koronavirusi u krijua nga dora e njeriut.
Atij iu bë qejfi që kolegu i tij ka nisur mbrëmjet muzikore, duke thënë se ai do të jetë aty prezent.
“Para nje jave isha në Shqipëri në Durrës dhe jeta nates ishte perfekte! Erdha në Ulqin jeta nates perfekte as nje njeri nuk me ndaloi ne kufi, cmimet e lira ndersa te ne në Kosovë jeta nates e shkatrruar dhe mijera familje pa marr as nje cent derisa shume biznese punojmë e mbledhjet e Qeverive e parlament nuk mungojnë. Pra kur ta kqyrësh krahasimin të ben me mendu që KOSOVA ËSHTË SHTET PARA SHQIPËRISË! QUDI. Kolegu im paska villu sezonen para shumë “VIPAVE”. Roberti po knojka ketu e do te shkoj ta degjoj dhe e dyta ju thras ta filloni jeten persmari nga ULQINI JONË”. /Insajderi.com