konfirmoi lajmin se kishte kontraktuar coronavirus-in, por që fatmirësi" />
hakmarrje ligjore për shpifje

Sajuan lajme që Florjan Binaj infektoi qytetin e Përmetit – Aktori po ndërmerr hapa ligjorë

Sajuan lajme që Florjan Binaj infektoi qytetin e Përmetit – Aktori po ndërmerr hapa ligjorë

Aktori i “Portokallisë” para pak ditësh konfirmoi lajmin se kishte kontraktuar coronavirus-in, por që fatmirësisht ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë ai tregoi edhe çfarë e kishte shtyrë të bënte testin e coronavirus-it dhe atë që po ndodhte me të afërmit dhe kolegët e tij.

Ndonëse ai ka qenë tejet transparent me publikun për situatën e tij, ai nuk e kishte vlerësuar aspak faktin se si disa media kishin keqpërdorur këtë situatë për të kapitalizuar me lajme të rreme, njofton Insajderi.

Ditën e sotme, me anë të një postimi në Instagram, Flori tregon se ka lexuar një lajm, ku raportohej se ka qenë ai i cili ka infektuar qytetin e Përmetit, nga vizita e tij një javë më parë. Sot u konfimua rasti i parë i prekur në këtë qytet, nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri.

Lajmin, që sipas aktorit e ka shpërndarë “Report Tv”, Flori e ka mohuar, duke thënë se nuk e ka vizituar një javë më parë Përmetin dhe nuk ka kontaktuar asnjë person që nuk njeh. Po ashtu ka paralajmëruar këtë media dhe ata që kanë sajuar lajmin se do të përballen në gjyq për këtë çështje.

“Pashë një ‘lajm’ tek Report Tv që aktori i Portokallisë, Florjan binaj ka infektuar me Covid-19, qytetin e Përmetit dhe se personi i infektuar më paska takuar në një party në Përmet para 1 jave… emrin e të infektuarit nuk mund ta bëjmë publik për arsye etike, ndërsa emrin tim e bënë llum…”, fillon shkrimi i aktorit ku më pas shton, “Sa për sqaqim, në Përmet kam qenë në datën 7 qershor dhe jo para një jave, nuk kam qenë në asnjë party she nuk kam qëndruar afër askujt që nuk e njoh! Kjo është një lojë e shpifur, dashakeqe, e turpshme e bërë për të ulur dhe hedhur baltë mbi figurën time! E vërteta do dali në shesh shumë shpejt ndërkohë që Report Tv dhe ata që kanë sajuar këtë lajm, do të përballën në gjykatë me mua!”, përfundon aktori. /Insajderi.com