Sara Hoxha përplot emocione teksa ndanë foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Sara Hoxha përplot emocione teksa ndanë foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Disa ditë më parë, reperi Ledri dhe e dashura e tij Sara Hoxha konfirmuan thashethemet disa mujore që çifti janë në pritje të ëmbël. Me një video tejet emocionuese ata zbuluan se çifti do të bëhen prindër të një vajze, njofton Insajderi.

Sara Hoxha, është treguar gjithnjë e kujdesshme që të mos ekspozojë barkun e saj të rrumbullakosur në llogarinë e saj në Instagram – por një emocion të tillë ajo nuk mundi ta mbajë për vete edhe më gjatë.

“Është shumë emocionuese…”, shkruan ajo nën foton e ndarë ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

Urimet e miqve, ndjekësve e fansave, kanë vërshuar sektorin e komenteve të saj. /Insajderi.com

View this post on Instagram

This is tooo exciting.. 🙈👼🏻

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha) on