Shërbimi Sekret konfirmon se ka investiguar aktorin e njohur

Shërbimi Sekret konfirmon se ka investiguar aktorin e njohur
Burimi i fotografisë: Getty Images

Kur John Mulaney  u shfaq në “Jimmy Kimmel Live”, muajin e kaluar ai deklaroi se Shërbimi Sekret kishin hapur një hetim pas disa shakave që ai kishte bërë gjatë monologut të tij në “Saturday Night Live”, në shkurt të vitit 2020, shkruan Rolling Stones, transmeton Insajderi.

Të martën, Shërbimi Sekret lëshoi një skedar me 27 faqe mbi incidentin, i cili u mor nga Rolling Stone.

Nën aktivitetin “Shfaq sjellje të papërshtatshme”, departamenti i inteligjencës mbrojtëse dhe vlerësimit i agjencisë vuri në dukje se Mulaney “bëri deklarata të papërshtatshme në lidhje me Presidentin Trump në SNL”.

Hetimi u hap më 1 mars, 2020, një ditë pas komenteve të Mulaney në shfaqje. /Insajderi.com