Sot ndryshime në “Për’puthen”, rikthehet edhe një tjetër ish-konkurrent

Sot ndryshime në “Për’puthen”, rikthehet edhe një tjetër ish-konkurrent

Para pak ditësh, Olsa Muhameti dhe Tea Trifoni njoftuan në Instagram, se kjo e fundit do të rikthehej në “Për’puthen”, duke mos ndarë detaje të tjera, njofton Insajderi.

Ky ribashkim i autores së programit dhe ish-konkurrentes erdhi si çudi marrë parasysh historinë e përplasjeve në rrjete sociale të disa muajve më parë.

Përveç rikthimit të Teas, Olsa njoftoi se edhe një tjetër ish-konkurrent do të paraqitet sot. Fjala është për Atdhe Xharavinën, i cili sipas autores do të ketë edhe një përballje në studio.

“Që nga vendimi i pezullimit, Atdheu ka edhe një rikthim nesër dhe një përballje”, shkruan ajo duke ftuar të gjithë të ndjekin “Për’puthen” sot.

Nisur nga përplasjet e tij të forta me Antonela Berishajn, duket se ballafaqimi në studio do të jetë me të.

Ish-konkurrenti akuzoi konkurrenten, se ajo po bën lojë dhe se të dy kishin shkëmbyer puthje jashtë emisionit. Antonela pohoi se një puthje kishte ndodhur në veturën e Atdheut por jo me pëlqimin e saj.

Si rëndom, situata në studio u zhvendos në rrjete sociale, ku u përfshi edhe Elvisi që më pas solli edhe largimin e tij nga emisioni i dashurisë. /Insajderi.com