Synimi i ri i Rihanna-s në biznes janë flokët

Synimi i ri i Rihanna-s në biznes janë flokët
Burimi i fotografisë: Getty Images

Rihanna po planifikon të lansojë një markë të re – Fenty Hair – për të kapitalizuar në industrinë në rritje për produktet e flokëve të njerëzve me ngjyrë, njofton Insajderi.

Sipas The Guardian, javën që lamë pas, kompania e saj Roraj Trade LLC paraqiti një kërkesë për “Fenty Hair”. Sipas dokumentit të depozituar në Zyrën e Patentave të Shteteve të Bashkuara, marka do të prodhonte shampo, pajisje për drejtimin e flokëve, produkte zbardhuese dhe ngjyrosëse, si dhe shkëlqim flokësh.

Pavarësisht mbylljes së brendit të veshjeve, Fenty, degët e tjera të perandorisë së artistes sa i përket modës dhe bukurisë vazhdojnë të lulëzojnë. /Insajderi.com