“tangat e ekspozuara�" />

Tangat po rikthehen: Një histori e shkurtër e ”vijave të ijeve”

Tangat po rikthehen: Një histori e shkurtër e ”vijave të ijeve”

Zakonisht, nga çka shohim të famshmet të veshin, përcakton një tendencë të kohës si në rastin e fundit, kur “tangat e ekspozuara” po rikthehen duke diktuar sërish një preference të gjerë, njofton Insajderi.

Më interesantja është fakti se origjina e tangave i përket kohës së Para Krishtit, duke transformua ndër shekuj e dekada, por thelbësisht e njëjtë – tangat ishin dhe do të mbeten të brendshmet e vockla.

Para se të pëlqeheshin në kulturën  e viteve të 90-ta dhe 2000-ta, tangat e lashta visheshin nga gjuetarë në Azi, Evropë dhe Afrikë në vitin 42000 para Krishtit. Ato nuk dukeshin si sot; tangat e lashta ishin të punuara nga gëzofi, puplat dhe lëkura e gjahut.

200 vjet para Krishtit: ‘pakësia’ e tangave nuk ishte tërheqëse për estetikën e saj, por për funksionalitetin – notarët japonezë dhe mundësit sumo i vishnin ato por i quanin fundoshi.

Ishte viti 1939 kur lindën tangat që ne njohim sot! Versioni bashkëkohor i ‘bishtit të balenës’ bëri debutimin e tij në Panairin Botëror në New York, kur kryetari i atëhershëm Fiorello LaGuardia u tha valltarëve lakuriqë të qytetit që të mbuloheshin. Dhe ata e bënë… teknikisht, të paktën.

Të brendshmet me vija nuk përdoreshin jashtë klubeve të striptizit derisa dizajneri Rudi Gernreich krijoi bikinit e para në vitin 1974. Një vit më vonë, ato filluan të shiteshin edhe si të brendshme, por tangat shfaqeshin më shpesh në plazhet e Brazilit sesa në sirtarët e mbathjeve të amerikanëve dhe evropianëve.

Në vitet e 90-ta, koncepti dhe përdorimi i tangave u normalizua, nga njerëz dhe prodhuesë që theksonin më shumë anën praktike të produktit se sa atë provokuese. Të gjithë donin mbathje që nuk shfaqeshin mbi pantallonat dhe fundet ngushta.

Kah fundi i viteve të 90-ta ishte Monica Lewinsky që asocioi tangat me sensualitet dhe joshje. Ajo raportoi kohë më parë, se flirtonte me Bill Clinton nuk ngritur pjesën e pasme të xhaketës së saj për të zbuluar për sytë e tij, vijat e tangave. Por ajo nuk do të mbetej e vetmja që shfrytëzoi estetikën joshëse të të brendshmeve – këtë periudhë, kompania Victoria’s Secret mbajti edhe pasarelën e parë, me dhjetëra modele që ecnin përgjatë pistës me brekët e ‘vockla’.

Në vitin 2015 filloi të hetohej një rënie blerjeve të tangave. Kompania kërkimore NPD Group raportoi se shitjet e tangave kishin rënë 7 për qind. Shitjet e të brendshmeve të shkurtra, të brendshmeve që u ngjasonin atyre për burra dhe mbathjeve me bel të lartë patën një rritje të shitjeve me 17 për qind.

Tani është viti 2020, dhe nga tendencat që po rikthehen janë edhe tangat, por edhe ekspozimi i tyre në veshje, por si përfundim preferencat tuaja personale janë më të rëndësishme se një tendencë e kohës. /Insajderi.com

Burimi: Blog My Lola