Tea Trifoni çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram, hap të cilin ajo nuk e kishte njoftuar paraprakisht, njofton Insajderi. Por distancimi i ish-konkurrentes nga ll" />

Tea rikthehet në Instagram dhe ka një mesazh

Tea rikthehet në Instagram dhe ka një mesazh

Tea Trifoni çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram, hap të cilin ajo nuk e kishte njoftuar paraprakisht, njofton Insajderi.

Por distancimi i ish-konkurrentes nga llogaria e ku numëron mbi 400 mijë ndjekës, ishte jetëshkurtër. Ajo u rikthye me një mesazh që ta të kuptohej se kishte kaluar një periudhë të vështirë emocionale.

“Është në rregull të ndiesh të gjitha ndjenjat”, shkruhen në postimin që ajo ka ndarë.

Romancës jetëshkurtër të Beartit me Tean i erdhi fundi pak ditë më parë. Çifti ishin nisur për në Stamboll ku do të festonin ditëlindjen e Teas, mirëpo diçka kishte krisur mes tyre dhe ata u kthyen të ndarë.

Së fundmi, të dy nisën edhe me thumba shumë publik në rrjete sociale, që lë të kuptohet se situata mes tyre është tejet e tensionuar.

Më pas Tea bëri një ndryshim drastik në pamje si për të dëshmuar se ajo po nis një kapitull të ri – në të gjitha kuptimet.

Ish-partnerët nuk ndiqen më në rrjete sociale, dhe kanë fshirë çdo gjurmë të lidhjes së tyre nga llogaritë në Instagram. Deri vonë, Tea kishte mbajtur vetëm një fotografi me ish-të dashurin e saj, por që kishte lidhje me një biznes që po reklamonin. /Insajderi.com