Romancës jetëshkurtër të Beartit me Tean i erdhi fundi pak ditë më parë. Çifti ishin nisur për në Stamboll ku do të festonin ditëlindjen e Teas, mirëpo diçka kishte krisur mes tyre dhe ata u kthyen të ndarë, njofton Insajderi.
Së fundmi, të dy nisën edhe me thumba shumë publik në rrjete sociale, që lë të kuptohet se situata mes tyre është tejet e tensionuar.
Rëndom, pas një ndarjeje, ish-partnerët bëjnë ndryshim në pamje si për të shënuar nisjen e kapitullit të ri. Tea ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, dhe nga bionde që kishte bërë flokët portokalli ajo tani është bërë brune.
Se të dy janë ndarë, e konfirmon edhe Tea me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Një nga ndjekësit e pyet se a është e vërtetë që të dy i dhanë i fund lidhjes ajo u përgjigj shkurt me “Po”.
Në postimet e tjera në Instagram teksa përgjigjej në pyetjet e ndjekësve të saj, ajo la të kuptohej se pas ndarjes së tyre qëndronte një arsye madhore. Ndërkaq sa i përket gjendjes emocionale ajo deklaron se ka qenë më mirë po e di se edhe do të bëhet më mirë. /Insajderi.com